📌 Mbrëmje për mbështetje të të rinjve të diasporës përmes OriginAL
🕕 18:00 - 21:30 | 03.10.2025 në Zürich
📍 SOHO Zurich, Hardstrasse 260
Kjo mbrëmje organizohet për të mbështetur programin OriginAL, një nismë unike që lidh të rinjtë shqiptarë të diasporës me vendet e tyre të origjinës – Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Përmes një udhëtimi përmbajtësor dy-javor (falas), OriginAL i mundëson pjesëmarrësve të rilidhen me historinë, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar si dhe të mësojnë më shumë mbi aktualitetin në vendet amë dhe mundësitë e angazhimit. Deri më sot, programi ka përfshirë 236 të rinj nga 25 shtete, duke gjeneruar ndikim të thellë personal dhe komunitar dhe duke krijuar një rrjet global të brezit të dytë dhe të tretë të diasporës shqitpare.
Programi i mbrëmjes përfshin:
- ✨ Fjalime përshëndetëse dhe mirëseardhëse nga nikoqirët
- 🎦 Shfaqje e dokumentarit të shkurtër (7min) "OriginAL"
- 🎤 Fjalim frymëzues nga Lorik Cana
- 🎶 Performancë muzikore nga Arjeta Zuta & Leutrim Aliji
- 🎙️ Storytelling nga OriginAL alumni nga Zvicra
- 🖼️ Ankand i hapur me vepra/produkte nga Kosova
- 🌐 Mundësi rrjetëzimi me personalitete të njohura të diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë
- 🥂Koktej me ushqim dhe
...
mehr anzeigen

- 🥂Koktej me ushqim dhe pije (Apéro Riche)
👉 100% e të ardhurave nga biletat shkojnë për bursa OriginAL për të rinjte e diasporës.
Kjo mbrëmje organizohet nga GERMIN në partneritet me the eksperts gmbh, Swiss Albanian Network dhe Think B Agency. GERMIN është organizata që fuqizon dhe lidh shqiptarët anembanë botës, duke mobilizuar burimet e diasporës për të mbështetur zhvillimin e vendeve tona të origjinës – www.germin.org.
weniger anzeigen