AEAUL, ANEA dhe ASAF, kan kënaqësinë të organizojë Festen e Flamurit, një mbrëmje e dedikuar kulturës shqiptare, muzikës dhe bashkimit. Mbramja do të zhvillohet më 6 dhjetor 2025, nga ora 20:00 deri në 00:00, në Grande Salle du Motty, në Ecublens.
Gjatë kësaj mbrëmjeje do të festojmë traditat tona me muzikë live nga ArtBand Lausanne, si dhe me performanca vallesh folklorike nga Ansambli Ilirët Lausanne, të cilët do të sjellin energjinë dhe autenticitetin e valleve shqiptare. Atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe festive, e hapur për të gjithë, anëtarë të shoqatave, studentë, por edhe persona të tjerë që dëshirojnë të zbulojnë këtë ngjarje kulturore.
Hyrja përfshin një pije, me çmime të përshtatura për anëtarë, studentë dhe jo-studentë. Ofrohet gjithashtu paketa “Shoqata Friends” për grupe prej katër studentësh.
Me padurim presim t’ju mirëpresim për të festuar së bashku Festen e Flamurit, në një atmosferë të mbushur me traditë, shoqëri dhe gëzim.